Pezullimi i vizave të emigracionit/ Ish-ambasadori Bimo: 42% e shqiptarëve përdornin sistemin e ndihmës sociale në SHBA
Ish-ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Roland Bimo, ka komentuar vendimin e Departamentit të Shtetit amerikan, i cili ka vendosur Shqipërinë në listën e vendeve për të cilat janë pezulluar përpunimet e vizave të emigracionit. Bimo e ka cilësuar përfshirjen e Shqipërisë në këtë listë si një sinjal shqetësues, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për shtete si India apo Kina, të cilat janë rivale gjeopolitike të SHBA-ve. “Aleanca me SHBA-të është më shumë një vijë imagjinare që përpiqemi t’i mbushim mendjen vetes se jemi aleatë,” tha ai. Ish-ambasadori theksoi se një nga faktorët që ka ndikuar në vendimin amerikan është përdorimi i sistemit të ndihmës sociale nga një pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve në SHBA, duke bërë të pavlefshme imazhin e emigrantit të përgjegjshëm. “42%...
Burimi:
sot.com.al