Pezullimi i vizave/ Neza: Na rreshton me vende autokratike, larg standardeve europiane
Gazetari Sami Neza, i ftuar në një emision televiziv, komentoi vendimin e administratës Trump për pezullimin e vizave me Shqipërinë, duke e lidhur atë me standardet e qeverisjes, zhvillimin ekonomik dhe gjendjen e arsimit në vend. Sipas Nezës, vendimi nuk mund të shihet i shkëputur nga performanca e brendshme e shtetit. ‘Një gjë nuk mund të përjashtohet nga kjo: standardet që ofron administrata dhe qeverisja. Këto standarde nuk ndryshojnë mes një vendi me kapacitete të mëdha dhe vendeve që nuk kanë pothuajse asgjë,’ u shpreh ai. Gazetari ngriti edhe dimensionin politik të çështjes, duke theksuar se zgjedhja përpara qytetarëve është e qartë. ‘Duhet kuptuar: a do të dalin qytetarët më 24 janar për të sjellë opozitën në pushtet, apo për të sjellë në pushtet standardet...
Burimi:
sot.com.al