Pezullimi i vizave me SHBA? Berisha: Përgjigjen më të qartë e dha Ambasada Amerikane
Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të SHBA-së për pezullimin e vizave për 75-vende, mes të cilave përfshihet edhe Shqipëria. Kryedemokrati u shpreh se përgjigjen më të saktë për këtë gjë, e dha ambasada amerikane në reagimin e saj ditën e djeshme. “Mendoj se përgjigjen kësaj pyetje ia dha qartësisht ambasada e SHBA. Dhe unë nuk mund të shtoj as të heq ndonjë gjë nga shpjegimi i djeshëm i ambasadës”, deklaroi Berisha. Sipas Ambasadës Amerikane, aplikantët për vizë emigruese që janë shtetas të vendeve të prekura mund të dorëzojnë aplikimet për vizë dhe të marrin pjesë në intervista, dhe Departamenti do të vazhdojë të caktojë takime për aplikantët, por asnjë vizë emigruese nuk do të lëshohet për ta gjatë kësaj periudhe pezullimi. Ambasada Amerikane...
Burimi:
javanews.al