Pezullimi i Belinda Ballukut, Bardhi:Kuvendi duhet t’i hapë rrugë arrestimit! Këshilli i Mandateve të mblidhet të hënën
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka dje reaguar ashpër ndaj qëndrimeve të kryeministrit Edi Rama pas pezullimit të Belinda Ballukut nga detyra si zv/kryeministre dhe ministre. Bardhi e cilësoi sjelljen e Ramës si një përpjekje për të mbrojtur pushtetin dhe korrupsionin, duke theksuar se veprimet e tij janë një sfidë ndaj shtetit ligjor dhe drejtësisë. “Mbrojtja e pushtetit dhe korrupsionit nuk është shtet ligjor! Sa herë që drejtësia i afrohet pushtetit të tij të kriminalizuar dhe të korruptuar, Edi Rama zgjedh sulmin kundër drejtësisë. Nga pezullimi kushtetues si “budallallëk botëror” tek “shpikjet e drejtësisë së papjekur”, Belinda Balluku e ka shndërruar Edi Ramën në një Don Kishot që sheh kudo armiq dhe bën beteja me mullinjtë e erës. Por problemi nuk...
Burimi:
sot.com.al