Pezullimi i Ballukut/ Tabaku: Parlamenti s’ka më asnjë justifikim! T’i heqë imunitetin
Deputetja demokrate, Jorida Tabaku ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetues e cila rrëzoi një ditë më parë ankimimin e Ramës, duke lënë në fuqi pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra. Në një postim në rrjete sociale, Tabaku thotë se prej 8 javësh, me kërkesë të SPAK, GJKKO ka vendosur pezullimin nga detyra të Ballukut, por, qeveria ka refuzuar ta zbatojë këtë vendim, duke e mbajtur në funksion një zyrtare të pezulluar nga drejtësia. Por pas vendimit të Kushtetueses, Tabaku thotë se qeveria nuk ka më asnjë justifikim. Sipas saj, Parlamenti nuk ka më asnjë justifikim për të mos hequr imunitetin siç e kërkon SPAK. “Prej 8 javësh, me kërkesë të SPAK, GJKKO vendosi pezullimin nga detyra të zv/kryeministres dhe ministres Balluku. Prej...
Burimi:
ntv.al