Pezullimi i Ballukut, Rama: Ndërhyrje brutale, e pandodhur në historinë e botës! Gjyqësori të mos gjymtojë pavarësinë e pushteteve të tjera
Pas mbledhjes së Këshillit të Imunitetit para disa ditësh, ku u shqyrtua kërkesa e SPAK për arrestimin e zv.kryeministres Belinda Balluku, kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot, 26 shkurt, Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste, duke e vendosur çështjen në qendër të diskutimeve politike. Në fjalën e tij para deputetëve socialistë, Rama e konsideroi vendimin një ndërhyrje brutale e pandodhur në historinë e botës. ““Çfarë është përveçse ndërhyrje brutale, pezullimi i ministrit nga një prokuror dhe gjykatës, me vendim të një seance paraprake pa gjyq, i pandodhur në historinë e botës. Çfarë është përveçse ndërhyrje gjymtuese në territorin e psuhtetit legjislativ, përpjekja e një shoqate përfaqësuesish të gjyqësorit për të rritur pagat e veta me gjyq. Që kur në historinë e republikave me tre pushtete, pushteti...
Burimi:
vizionplus.tv