Pezullimi i Ballukut/ Bardhi: Rama u rrëzua, mbledhje urgjente

Pezullimi i Ballukut/ Bardhi: Rama u rrëzua, mbledhje urgjente

Një reagim ka ardhur nga kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e kryeministrit Edi Rama për masën e sigurisë të vendosur ndaj zëvendës kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku. Në reagimin e tij Bardhi shprehet se tashmë alibitë kanë rënë, ndërsa Edi Rama u rrëzua në pretendimin e tij për të bllokuar drejtësinë. Gjithashtu ai i bën thirrje kryetarit të Kuvendit të njoftojë menjëherë mbledhje urgjente të hënën, të Këshillit të Mandateve dhe përfshirjen të enjten në seancën plenare të kërkesës për dhënien e autorizimit për heqjen e imunitetit për ish-Zëvendëskryeministren dhe ish-ministren Belinda Balluku. Reagimi i Gazment Bardhit Alibitë tashmë kanë rënë! Edi Rama u rrëzua në pretendimin e tij për të bllokuar drejtësinë. Njëlloj...