Petro Koçi: Ambicia e Braçes për Bashkinë e Tiranës, risi pozitive

Petro Koçi: Ambicia e Braçes për Bashkinë e Tiranës, risi pozitive

Ish-deputeti socialist Petro Koçi u shpreh me nota pozitive politike për shpalljen e kandidaturës nga ish-kolegu i tij ligjvënës Erion Braçe për Bashkinë e Tiranës, duke e cilësuar si figurë optimale, me përvojë dhe me moral politik. I ftuar në studion e “News 24”, ish-ligjvënësi socialist komentoi zhvillimet e aktualitetit politik brenda selisë së PS, debatet, mundësinë e një krize të mundshme, përplasjet dhe tani aspiratën e Braçes për kryebashkiak të kryeqytetit. “Lëvizjen e Braçes e shoh si një risi pozitive, për shpalljen e kandidaturës dhe garës për Bashkinë e Tiranës. Nuk shoh ambient armiqësor ndaj Braçes. Ai ka qenë gjithmonë aktiv për çështjet urbane dhe çështje të caktuara. Nuk e dimë a do përzgjidhet a jo. Ndonjëherë lidhet edhe me ambiciet e çështjes. Ndonjëherë...