Petro Koçi akuzon Berishën: Kërkonte viktima në protestë, ndihet i sfiduar nga Salianji

Petro Koçi akuzon Berishën: Kërkonte viktima në protestë, ndihet i sfiduar nga Salianji

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, ka akuzuar kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, se ka synuar përshkallëzimin e protestës së fundit të opozitës përpara Kryeministrisë dhe Parlamentit. Në një intervistë televizive, ish-deputeti Koçi u shpreh se seria e protestave të fundit, sipas tij, nuk ka prodhuar rezultat politik dhe se Berisha kërkon një ngjarje të rëndë për të krijuar një situatë përmbysëse. “Duke parë këtë seri protestash të dhunshme dhe duke analizuar edhe rezultatin zero të tyre nga pikëpamja politike, duket qartazi që ai kërkon një ngjarje të rëndë dhe praktikisht ajo që ka bërë sot e ka demaskuar qëllimin e tij. Ai e dëshiron një viktimë, ai dëshiron të ketë snajpera dhe të ketë një polici apo një gardë si ajo e 21...