Petraj: Kadastra e Vlorës ishte bërë “ferr” për qytetarët
Reforma Territoriale ka sjellë debat dhe polemika mes të ftuarve në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus. Avokati Edmond Petraj u shpreh se ndryshimet territoriale janë të nevojshme, deklaratë e cila solli komentin e deputetit Redi Muçi nga “Lëvizja Bashkë”, i cili tha se sot nuk ka autonomi lokale, duke sjellë si shembull zhvendosjen e Kadastrës së Vlorës në Tiranë. Për avokatin Petraj, kjo ishte gjëja më e mirë që u bë, pasi Kadastra e Vlorës ishte kthyer në një “ferr” për qytetarët e Vlorës. Pjesë nga debati: Muçi: Çështja e ndarjes territoriale lidhet edhe me autonominë lokale. Kjo qeveri ka treguar centralizim. Ja si e larguan Kadastrën nga Vlora. Petraj: Kadastra e Vlorës është bërë ferr. Të gjitha shërbimet nuk jepen...
Burimi:
vizionplus.tv