‘Personat me probleme shëndetësore s’duhet të ekspozohen’, eksperti zbulon efektet e gazit lotsjellës të skaduar

‘Personat me probleme shëndetësore s’duhet të ekspozohen’, eksperti zbulon efektet e gazit lotsjellës të skaduar

Eksperti i sigurisë Memush Habilaj, i ftuar në një emision televiziv, ka folur mbi efektet e gazit lotsjellës të përdorur gjatë protestës kombëtare të opozitës, ku është konstatuar se substanca rezultonte e skaduar prej rreth tre vitesh. Habilaj shpjegoi se pas kalimit të datës së skadencës, gazit i bie efektiviteti i tij dhe ndryshon mënyra se si ndikon në shëndetin e personave ndaj të cilëve përdoret. Sipas ekspertit, këto lloj substancash kanë efekt afatshkurtër dhe zakonisht nuk lënë pasoja afatgjata, pasi përdoren kryesisht për shpërndarjen e demonstratave dhe janë të miratuara nga Organizata e Kombeve të Bashkuara. Duke u ndalur te ndikimi në organizëm, Habilaj theksoi se persona me probleme shëndetësore mund të përballen me shqetësime apo komplikacione më të rënda pas ekspozimit ndaj gazit...