Përplasje mes efektivëve dhe mbështetësve të Lapajt te Kryeministria
Përplasjet e Adriatik Lapajt dhe simpatizantëve të tij me policinë, që vijojnë të qëndrojnë poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama në formë proteste, kanë vijuar dhe mbrëmjen e sotme. Si shkak është bërë rrethimi që Lapaj e mbështetës të tij kanë bërë në trotuar me kartonë e karrige ku qëndrojnë ditën e natën. Nga pamjet shihet sesi një numër i konsiderueshëm efektivësh afrohen dhe prishin kartonët e vendosur për mbrojtje nga i ftohti dhe marrin sendet e tjera duke i ngarkuar në një mjet për t’i larguar. Ndërkohë në një moment, teksa Rama ka lënë ambientet e kryeministrisë, të grumbulluarit në bulevard, një zëri kanë thirrur “Edi Rama o hajdut”. Njëri prej aktivistëve është shoqëruar në polici. Nga kjo ndërhyrje e policisë, Lapaj e mbështetës...
Burimi:
javanews.al