Përplasja për pagat e gjyqtarëve, del vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Përplasja për pagat e gjyqtarëve, del vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese ka pranuar kërkesën e gjyqtarëve për pagat. Ditën e sotme Gjykata Kushtetuese ka vendosur që të pranojë pjesërisht kërkesën e gjyqtarëve. Raportohet se Kushtetuesja vendosi t’i lërë detyrë Kuvendit që të bëjë ndryshime ligjore. Kërkesa e bërë nga Unioni i Gjyqtarëve dhe Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve, ndërsa qeveria e ka kundërshtuar. Kujtojmë që më 3 mars të vitit të kaluar, Unioni i Gjyqtarëve kërkoi shfuqizimin e ndryshimeve ligjore të miratuara në vitin 2023 nga mazhoranca për pagat e magjistratëve. Sipas ndryshimeve, paga bazë e gjyqtarëve u përcaktua sa 36% e pagës së Presidentit, konkretisht 153 mijë lekë. Më herët, paga referuese ishte ajo e drejtorit të departamentit në Kryeministri, në nivelin 132,100 lekë, çka me formulën e re solli një rritje prej mbi...