Përplasja për Ballukun në Kushtetuese, SPAK ngre tonet edhe ndaj gjykatës: Cenuat hetimin, po helmohen provat

Përplasja për Ballukun në Kushtetuese, SPAK ngre tonet edhe ndaj gjykatës: Cenuat hetimin, po helmohen provat

Qeveria dhe SPAK zhvilluan betejën ligjore në Gjykatën Kushtetuese. Pezullimi i Belinda Ballukut ishte vijë e kuqe për qeverisë që duhet të merrte zgjidhë në gjykata, ndaj i kërkuan trupës kushtetuese rrëzimin e padisë në mënyrë që kjo praktikë të mos përsëritet më tej. Avokati i qeverisë, Heraldo Jonuaz e përkufizoi vendimin e GJKKO-së si nënshtrim që drejtësia po i bën kryeministrit për shkarkimin e Ballukut pasi me aktin e pezullimit, pamundëson ushtrimin e detyrës. Përballë qëndrimeve parimore të përfaqësuesit të qeverisë ishin dy prokurorët e Belinda Ballukut, Dritan Prençi dhe Dorina Bejko, të cilët e konsideruan ankimin e Ramës si të pavlerë. Gjykata Kushtetuese në shqyrtimin paraprak ngriu vendimin e GJKKO që kishte pezulluar nga detyra Belinda Ballukun, deri sa kjo gjykatë të thoshte...