Përplasja e madhe/ Rama është i frustruar, gjyqtarët i kanë dalë nga duart
Analisti Preç Zogaj, duke komentuar deklaratat e kryeministrit Rama ndaj shoqatave të gjyqtarëve që kërkojnë të rritin pagat e gjyqtarëve me anë të një padie në Gjykatën Kushtetuese, u shpreh se reagimet e shefit të Ekzekutivit tregojnë një frustrim të përgjithshëm të tij ndaj drejtësisë, për të cilën mendonte se kishte në dorë. “Unë mendoj se Rama është i frustruar në tërësi. Është pjesë e një frustrimi të përgjithshëm të kryeministrit ndaj drejtësisë, e cila ka filluar prej kohësh, jo vetëm tani, që në disa plane të dëshmojë atë pavarësi ndaj pushtetit ekzekutiv. I ka dalë nga duart për ato pjesë që ai ka menduar se mund ta ketë. Bile, edhe gjithë retorika që ka ngritur kryeministri për krizën e drejtësisë në tërësi. Është pak...
Burimi:
ntv.al