“Përmes rrënjëve lartësohemi”! Tirana mirëpret Samitin e Diasporës, agjenda dhe pjesëmarrësit “VIP”

“Përmes rrënjëve lartësohemi”! Tirana mirëpret Samitin e Diasporës, agjenda dhe pjesëmarrësit “VIP”

Tirana do të mirëpresë më 13-15 prill 2026 Samitin e IV të Diasporës Shqiptare, një ngjarje e rëndësishme që mbledh personalitete nga politika, ekonomia, shkenca dhe arti nga Shqipëria dhe diaspora. Nën moton “Diaspora Shqiptare 2030, Përmes rrënjëve lartësohemi”, samiti synon forcimin e lidhjeve dhe bashkëpunimit mes shqiptarëve kudo në botë. Aktivitetet nisin të hënën, më 13 prill, me ceremoninë e mirëseardhjes në Teatrin e Operas dhe Baletit, ku do të bëhet hapja zyrtare e samitit dhe dekorimi i personaliteteve të diasporës nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj. Dita kryesore e samitit është e marta, 14 prill, që hapet me regjistrimin e pjesëmarrësve dhe më pas me ceremoninë zyrtare të hapjes. Në këtë sesion do të shfaqen histori suksesi të diasporës, ndërsa fjalën e hapjes...