Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Përmbytjet, Tabaku fajëson qeverinë: Ka dështuar në parandalim dhe menaxhim
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar për situatën e rëndë të përmbytjeve që kanë përfshirë Durrësin, Vlorën, Lezhën dhe disa qytete të tjera të vendit. Tabaku thotë se ajo që po ndodh nuk është pasojë e kushteve atmosferike, por rezultat i drejtpërdrejtë i dështimit të qeverisë në parandalim dhe menaxhim. Tabaku nënvizon se Shqipëria po përballet çdo vit me të njëjtin skenar: digjet në verë dhe përmbytet në dimër, jo për shkak të natyrës, por për shkak të mungesës së dorës së shtetit dhe investimeve parandaluese. Sipas saj, emergjencat civile, infrastruktura mbështetëse, sistemet e ujitjes dhe kullimit, si dhe masat parandaluese janë lënë pas dore prej vitesh. “Këto nuk janë fenomene që duhen menaxhuar rast pas rasti, por duhen parandaluar me politika serioze dhe...