Përmbytjet, Rama: Situata apokaliptike në gjithë rajonin. Familjet e prekura do të dëmshpërblehen

Përmbytjet, Rama: Situata apokaliptike në gjithë rajonin. Familjet e prekura do të dëmshpërblehen

Kryeministri Edi Rama, në podcastin “Flasim” sot në 11 janar 2026, komentoi një sërë çështjesh të javës, që nga përmbytjet, e deri tek vizita në Paris. Rama u shpreh se situatë aspak e mirë e motit ka qenë jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë rajonin. Sipas tij, falë edhe investimeve, qeveria shqiptare është e përgatitur dhe po i bën ballë përmbytjeve në mënyrë të suksesshme. Rama premtoi dëmshpërblim për të prekurit nga moti i keq. “Dua t’ju uroj të gjithëve, që viti 2026 të jetë viti më i mirë që keni pasur. Java ka qenë me reshje me borë. Përmbytje nuk ka pasur vetëm në Shqipëri, por në mbarë Ballkanin. Në Stamboll, situata ka qenë apokaliptike. Një masë e ftohtë nga arktiku është...