Përmbytjet, Rama: Infrastrukturë mbrojtëse më rezistente, fond 20 mln euro nga Emiratet Arabe

Përmbytjet, Rama: Infrastrukturë mbrojtëse më rezistente, fond 20 mln euro nga Emiratet Arabe

Kryeministri Edi Rama, në takimin me kryebashkiakët deklaroi se një nga elementët kryesorë që ndikon në përballimin e situatave emergjente është niveli i rezistencës së infrastrukturës mbrojtëse, përfshirë kanalet dhe hidrovoret. Sipas tij, kjo infrastrukturë është përmirësuar ndjeshëm gjatë 10 viteve të fundit, por emergjencat e fundit kanë nxjerrë në pah edhe pika problematike ku rezistenca mbetet më e dobët. Rama theksoi se është e domosdoshme të përcaktohen me saktësi zonat prioritare ku duhet të forcohet më tej infrastruktura mbrojtëse, si edhe të përmirësohet ndërveprimi mes pushtetit vendor dhe institucioneve qendrore në menaxhimin e emergjencave. Në këtë kuadër, Kryeministri bëri të ditur se, me propozim të ministrit Demo dhe me mbështetjen e qeverisë, do të përdoret një fond prej 20 milionë eurosh, i siguruar nga...