Përmbytjet nga moti keq, Berisha: Të shpallet gjendja e jashtëzakonshme! Rama tenton t’i shpëtojë dëmshpërblimit, por..
Kreu i PD Sali Berisha ka kërkuar që qeveria të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në qarqet e prekura nga përmbytjet si pasojë e reshjeve intensive të shiut. Në një deklaratë nga selia blu, Berisha u shpreh se kryeministri Edi Rama nuk shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore vetëm sepse dëshiron të mos dëmshpërblejë sipas tij mijëra familje të prekura. “Mijëra familje shqiptare kanë pësuar pasoja shumë të rënda nga përmbytjet. Vetëm në Durrës 4 mijë banesa, biznese dhe objekte të tjera janë dëmtuar. Dëmet janë tepër të mëdha, por nuk është vetëm rasti i Durrësit.Partia Demokratike kërkon menjëherë shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në këto zona. Ramaduro nëse nuk shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore në qarqet e prekura, e bën vetëm se ligji e detyron...
Burimi:
javanews.al