Përmbytjet nga moti i keq në vend, reagon Ministria e Mbrojtjes: Ja cilat janë qarqet që rrezikojnë më shumë
Si pasojë e reshjeve intensive të shiut gjatë orëve të fundit, disa qarqe të vendit përballen me përmbytje, rritje prurjesh në lumenj, rrëshqitje dherash dhe vështirësi në qarkullimin rrugor, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes. Situata paraqitet më kritike në Shkodër, Durrës, Lezhë, Gjirokastër, Dibër dhe Berat, ndërsa në qarqet e tjera problematika është e kufizuar ose situata është e qëndrueshme. Në Shkodër, rritja e niveleve të lumenjve Drin, Kir dhe Bunë ka shkaktuar përmbytje në njësitë administrative Ana e Malit dhe Dajç. Strukturat e bashkisë dhe emergjencave civile janë në terren, monitorojnë pikat me risk dhe marrin masa paraprake për mbrojtjen e jetës dhe pronës së qytetarëve. Hidrovoret po punojnë me kapacitet të plotë dhe nivelet e ujit janë nën kuotat kritike. Në...
Burimi:
javanews.al