Përmbytjet në vend, zv. ministri i Bujqësisë zbulon kur do të shpërndahen ndihmat për fermerët
Qeveria ka në dispozicion 1.5 miliardë lekë për parandalimin e fatkeqësive natyrore, nga të cilat 500 milionë lekë janë fond për kompensimin e qytetarëve që janë prekur nga përmbytjet. Zëvendësministri i Bujqësisë, Fatmir Guri, në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në televizionin kombëtar Vizion Plus, me moderator Aleksandër Furxhi, tha se aktualisht situata është shumë më e qetë krahasuar me ditët e kaluara. Sipas Gurit, problematika kryesore ka qenë zona e grykëderdhjes së Semanit, por edhe aty situata po shkon drejt normalizimit. Zv. ministri bëri të ditur se paralelisht me monitorimin në terren ka nisur edhe procesi i vlerësimit të dëmeve. Ai shtoi se pas këtij procesi do të fillojë edhe mbështetja e familjeve që kanë pësuar dëme nga gjendja atmosferike...
Burimi:
vizionplus.tv