Përmbytjet në vend, Rama mbledh nesër Komitetin e Emergjencave

Përmbytjet në vend, Rama mbledh nesër Komitetin e Emergjencave

Nesër në orën 08:30, kryeministri Edi Rama do të mbledhë Komitetin e Emergjencave. Gjatë mbledhjes pritet të adresohet situata aktuale me përmbytjet dhe paketa e vlerësimeve dhe shpërblimeve për qytetarët e prekur. Kujtojmë se ditën e sotme disa lumenj kanë dalë nga shtrati duke shkaktuar përmbytje në banesa dhe toka bujqësore. Më e rëndë situata paraqitet në Durrës, Vlorë e Fier, ku është urdhëruar edhe evakuimi i disa fshatrave.