Përmbytjet në Kurbin/ Gjekmarkaj: Institucionet kanë dështuar totalisht, familje të tëra janë bllokuar

Përmbytjet në Kurbin/ Gjekmarkaj: Institucionet kanë dështuar totalisht, familje të tëra janë bllokuar

Nënkryetari i Kuvendit dhe deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke denoncuar atë që e cilëson si dështim total të institucioneve vendore dhe qendrore në përballimin e situatës së përmbytjeve në Bashkinë Kurbin. Sipas tij reshjet e fundit kanë shkaktuar përmbytje të shumta dhe bllokim të disa segmenteve rrugore, duke lënë familje të tëra të izoluara dhe sipërfaqe të mëdha toke të mbuluara nga uji. Gjekmarkaj bën të ditur se, së bashku me deputetin Kastriot Piroli dhe kryetarin e PD-së së Kurbinit, Edmond Shkoza, kanë inspektuar nga afër zonat më të prekura. Gjatë vëzhgimit, ata kanë konstatuar dëme të konsiderueshme në banesa, ekonomi të vogla familjare, si dhe rrugë lokale të pakalueshme për automjetet e vogla. “Banorët kërkojnë...