Përmbytjet në Hamallaj/ Berisha nxjerr videon: Pompat u vodhën nga patronazhistët

Përmbytjet në Hamallaj/ Berisha nxjerr videon: Pompat u vodhën nga patronazhistët

Kryedemokrati, Sali Berisha ka reaguar sërish këtë të martë në lidhje me përmbytjet masive të regjistruara në qytetin e Durrësit. Në një postim në rrjete sociale, Berisha ka ndarë një video nga zona e Hamallajt, teksa shkruan se përmbytjet në këtë zonë janë shkaktuar pasi disa patronazhistë të PS-së ka vjedhur popmat. ‘U vodhën pompat nga patronazhistët e Ramaduros, ndaj u përmbyt Hamallaj’, shkruan Berisha, krahas videos së përcjellë nga një qytetar, i cili tregon përmbytjen e tokës bujqësore në zonën e Hamallajt në Durrës. Qytetari ka treguar përmes videos, se si hidrovori në Hamallaj ka dalë jashtë funksionit për shkak të vjedhjes së investimeve që mund të shpëtonin qindra e mijëra familje nga përmbytjet.