Përmbytjet në Durrës/ “Të dy hidrovorët në punë”, Sako i përgjigjet akuzave të opozitës: Nëse s’do funksionin situata do ishte më e vështirë
Durrësi ishte një nga zonat më të prekura nga përmbytjet që paralizuan vendin. Opozita në qendër të akuzave të saj për përmbytjet ka përdorur hidorovorin, për të cilin kanë deklaruar se nuk ka qenë në punë. Por, kryebashkiakja Emirjana Sako në një postim në rrjetet sociale thotë se të dy hidrovorët e Porto Romanos, i riu dhe i vjetri, po punojnë me kapacitete maksimale. Sipas saj, nëse hidorvorët nuk do kishin qenë në punë, situata e këtyre ditëve do kishte qenë edhe më e vështirë. “Shoqëruar nga një debat i vazhdueshëm dhe akuza nga opozita nëse punojnë apo jo hidrovorët në Durrës, madje deri nëse a ka apo jo hidrovor qyteti, situata e këtyre ditëve të vështira për të gjithë, do të ishte shumë herë më e keqe në rast të mosfunksionimit të tyre. Të dy hidrovorët e Porto Romanos, i riu dhe i vjetri, po...
Burimi:
javanews.al