Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, është kallëzuar sot në SPAK. Situata e përmbytjeve në qytet ka reflektuar edhe në një kallëzim penal ndaj zyrtares. Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana, ka depozituar sot në Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, një kallëzim penal ndaj kryetares së Bashkisë Durrës, Emirjana Sako, si dhe ndaj institucioneve të tjera, për veprën penale “Shpërdorim i detyrës në bashkëpunim”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Sipas kallëzimit, i cili përfshin gjithashtu Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Drejtorinë e Ujitjes dhe Kullimit Durrës, dyshohet se personat dhe institucionet e përfshira mund të kenë shpërdoruar fonde publike dhe detyra të tjera zyrtare, duke kontribuar në përkeqësimin e situatës së...