Përmbytjet mbytin vendin/ Rama ‘zgjohet’, zbulon sa do të jenë fondet e parashikuara për mbrojtjen civile

Përmbytjet mbytin vendin/ Rama ‘zgjohet’, zbulon sa do të jenë fondet e parashikuara për mbrojtjen civile

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për situatën e përmbytjeve në vend. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama ndan edhe shifrat që do jenë për marrjen  e masave për parandalimin e situatave të tilla. Sipas tij, 1.5 miliard lekë është fondi për financimin e projekteve për parandalimin e fatkeqësive natyrore.“Fondet e parashikuara për mbrojtjen civile synojnë rritjen e sigurisë përballë fatkeqësive natyrore, garantimin e kompensimit për qytetarët e prekur, si dhe forcimin e masave parandaluese për reduktimin e rreziqeve në të ardhmen”, shkruan Rama.