Përmbytjet, Demo: Do ndihmojmë bashkitë. Territorialja të bazohet në të dhëna konkrete
Bashkitë shqiptare do të jenë më të përgatitura për situata emergjente, si përmbytjet, falë një fondi të posaçëm dhe një platforme të re digjitale që do të përmirësojë menaxhimin e shërbimeve lokale. Ministri i Pushtetit Vendor, Ervin Demo, gjatë një konference për mediat, prezantoi këtë iniciativë, duke theksuar se teknologjia dhe mbështetja financiare do të fuqizojnë bashkitë për të përballuar situata kritike dhe për të menaxhuar burimet e tyre në mënyrë më efektive. “Kemi një grant nga Emiratet e Bashkuara që do të jetë një ndihmë e madhe për bashkitë, që të jenë më të përgatitura për emergjenca si përmbytjet dhe situata të tjera të paparashikueshme”, tha Demo. Fondi prej 20 milionë eurosh do të përqendrohet kryesisht në sektorin e logjistikës dhe infrastrukturës bujqësore, duke ndihmuar bashkitë të...
Burimi:
javanews.al