Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Përmbytjet/ Çupi: Menaxhim i mirë i situatës nga qeveria. Akuzat e opozitës? “Ngre veshët” në kohën e fatkeqësive
Analisti Frrok Çupi komentoi në “NewsLine” në ABC News, situatën e përmbytjeve në vend. Sipas tij qeveria ka bërë një menaxhim të mirë të situatës, ndërsa theksoi se kushtet atmosferike ishin shumë të vështira. Më tej nënvizoi se shteti ishte aty për qytetarët, si edhe ministrat ishin në zonat më problematike. “Menaxhimi ka pasur disa cilësi ndryshe nga herët e tjera të përmbytjeve. Reshjet qenë shumë më të larta kushtet atmosferike ishin në disfavor. U ndodhëm thuajse para mëkateve tona. Ky ishte problemi më i madh që doli në pah. Sigurisht që do ketë edhe mbështetje nga qeveria. Mbaj mend për përmbytjet në 2012 te përmbytjet në Shkodër, ka qëndruar edhe dy muaj më pas në ujë. Këtë herë shteti u përball domosdoshmërisht me ndihmën ndaj shtetasve...