Përmbytjet, Berisha: Të shpallet urgjent gjendja e fatkeqësisë natyrore
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i bëri thirrje qeverisë të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore pas përmbytjeve të mëdha në të gjithë vendin. “Mijëra e mijëra familje shqiptare kanë pësuar pasoja shumë të rënda nga përmbytjet. Vetëm në rrethin e Durrësit përllogariten rreth 4 mijë banesa, biznese dhe objekte të tjera. Dëmet janë jashtëzakonisht të mëdha. Por nuk është vetëm rrethi i Durrësit me përmbytje, nga Gjirokastra gjer në Shkodër janë pra mijëra e mijëra familje të tjera, biznese, fabrika, të cilat kanë pësuar dëme të parikuperueshme. Partia Demokratike kërkon menjëherë shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në këtë zonë”, tha Berisha në konferencë për mediat. “Edi Rama apo Ramaduro që bën sehir, nuk shpallen gjendjen e fatkeqësisë natyrore në Durrës dhe në Lezhë,...
Burimi:
opinion.al