Përmbytjet, Berisha: Narko-qeveria nuk shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore sepse nuk do të kompensojë qytetarët

Përmbytjet, Berisha: Narko-qeveria nuk shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore sepse nuk do të kompensojë qytetarët

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj situatës së përmbytjeve në vend, duke akuzuar qeverinë se po refuzon të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore, me qëllim shmangien e kompensimit të dëmeve për qytetarët. Sipas Berishës, përmbytjet nga reshjet e shiut kanë marrë përmasa dramatike në mbarë vendin, ndërsa qeveria, sipas tij, po qëndron indiferente përballë një situate që kërcënon jetën dhe pronën e mijëra qytetarëve. “Në kushte kur mijëra e mijëra banesa dhe dhjetëra mijëra qytetarë kanë shtëpitë dhe bizneset e tyre të përmbytura, qeveria nuk shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore, e cila do të detyronte mobilizimin e të gjitha burimeve për shpëtimin dhe ndihmën e banorëve”, tha Berisha. Berisha u ndal veçanërisht te situata në Durrës, duke theksuar se përveç reshjeve...