Përjashtohen me 30 ditë nga Kuvendi Berisha e Bardhi. Noka, Këlliçi, Balliu e Vokshi me 60 ditë

Përjashtohen me 30 ditë nga Kuvendi Berisha e Bardhi. Noka, Këlliçi, Balliu e Vokshi me 60 ditë

Partia Socialiste u tërhoq nga masa ndëshkimore për 19 deputetët që mund të ndëshkoheshin me 10 ditë. Në mbledhje pritet që të mbahet masë ndëshkuese për 10 deputetët e tjerë të cilët mund të përjashtohen me 30 dhe 60 ditë. Për dëmtimin e pajisjeve dhe përplasjet me Gardën, është kërkuar përjashtimi me 60 ditë për Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka dhe deputetët, Belind Këlliçi, Klevis Balliu, Fidel Kreka, Ledina Alolli, Denisa Vata e Albana Vokshi. Me 30 ditë, për kryetarin e PD-së, Sali Berisha, kreun e grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi dhe deputeten Elda Hoti. Socialistët thonë se ata fyen ministrat dhe penguan seancën plenare. Deputetët për të cilët u kërkua përjashtimi me 10 ditë ishin Besart Xhaferri, Xhelal Mziu, Bledjon Nallbati,...