“Përgjimet e nxjerrin në skenë”, gazetari: Rama po rrethohet nga një fuqi që nuk e kontrollon dot

“Përgjimet e nxjerrin në skenë”, gazetari: Rama po rrethohet nga një fuqi që nuk e kontrollon dot

Gazetari Klodian Tomorri deklaroi se, përgjimet e publikuara së fundmi te dosja “Balluku” nxjerrin në skenë rolin e kryeministrit Edi Rama në ndarjen e tenderëve dhe menaxhimin e buxhetit publik. Sipas Tomorrit, kjo nuk është më një betejë për përgjegjësi individuale, por një përballje për fatin politik të kryeministrit, i cili, për herë të parë, po rrethohet nga forca që nuk i kontrollon dot. “Si mund të rrijë më opozita në parlament normalisht? Sigurisht që nuk ka më normalitet dhe Partia Demokratike duhet dhe opozita në tërësi duhet ta përshkallëzojë në maksimum qëndrimin e saj. Për të, për të kërkuar rrëzimin e qeverisë. Shikoni, ajo që po ndodh sot është unë mund të them paradoks, por mund të them edhe një rast unik. Kemi një...