Përfundon takimi i Ramës në Vlorë, zbardhen porositë e kryeministrit në prag të sezonit turistik

Përfundon takimi i Ramës në Vlorë, zbardhen porositë e kryeministrit në prag të sezonit turistik

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim në qytetin e Vlorë me deputetët e qarkut të Vlorës dhe përfaqësues të administratës së bashkisë. Rama kishte mbërritur në Vlorë nga Dhërmiu, ku ndodhej që prej datës 14. Rreth orës 11:15 ai iu drejtua zonës së Plazhi i Vjetër, ku u prit nga ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe deputetja e qarkut, Erjona Ismaili, si edhe nga kryetarja e Bashkisë së Vlorës, Brunilda Mersini. Takimi zgjati rreth një orë dhe gjatë diskutimeve Kryeministri u ndal te projektet që po zhvillohen aktualisht në qytetin e Vlorës, si dhe te përgatitjet për sezonin e ardhshëm turistik. Në fokus të bisedës ishte ecuria e investimeve publike dhe rëndësia e koordinimit mes pushtetit vendor dhe institucioneve qendrore për përfundimin në...