Përfundon takimi i Ramës me deputetët e qarkut të Tiranës, zbardhen diskutimet

Përfundon takimi i Ramës me deputetët e qarkut të Tiranës, zbardhen diskutimet

Pas një ore doskutim me dyer të mbyllura, ka përfunduar takimi i kryeministri Edi Rama me deputetët e qarkut të Tiranës dhe drejtuesit e bashkisë. Gazetarja e Vizion Plus Mola Luku mëson se në fokus të diskutimeve ka qenë e njëjta porosi si në mbledhjen e Kryesisë: takime të organizuara në terren për tu përgatitur për të zgjedhur drejtuesit e rinj të degëve, zgjedhje këto që do të mbahen në muajin qershor. Nga burime mësohet se nuk pati asnjë vendim për ndryshime të drejtuesve të qarqeve apo çështje të përafërta. Ky ishte takimi i dytë brenda javës që kryeministri mban në seli.