Përfundon numërimi/ Zgjidhet kreu i ri i degës së PD-së në Shkodër
Ka përfunduar numërimi i votave për zgjedhjen e kreut të ri të degës së Partisë Demokratike në qarkun e Shkodrës. Me shumicë votash, Ardit Çylybyli është shpallur fitues i garës përballë kandidatit tjetër Gentian Ibro. Në procesin e votimit për kreun e ri të PD Shkodër kanë marrë pjesë 1.781 anëtarë.
Burimi:
sot.com.al