Përfundon në GJKKO seanca paraprake për Metën, Kryemadhin dhe 3 të pandehurit e tjerë, kur do vendoset “fati” tyre

Përfundon në GJKKO seanca paraprake për Metën, Kryemadhin dhe 3 të pandehurit e tjerë, kur do vendoset “fati” tyre

Ka përfunduar seanca paraprake në ngarkit të ish-presidentit Ilir Meta, Monika Kryemadhit dhe të pandehurve të tjerë në këtë proces. Pas Ilir Metës, në seancën e kësaj të enjte ishte radha e Monika Kryemadhit, e cila kërkoi pushimin e çështjes ose në alternativë kthimin e akteve për hetim. Të njëjtën kërkesë ka bërë në një seancë më parë edhe Ilir Meta. Ndërsa Fatime Kryemadhi, Ema Çoku dhe Piro Xhixho, përmes avokatëve, kërkuan pushimin e çështjes në ngarkim të tyre. Seancën e radhës, e cila do të mbahet më 5 mars, gjyqtarja Irena Gjoka do të shpallë vendimin në lidhje me kërkesën e SPAK për kalimin ose jo të çështjes për gjykim. Kujtojmë që SPAK mbylli hetimet më 28 korrik, ndërsa dosjen e kaloi për gjykim...