Përfundon Asambleja e PS, Klosi zbardh vendimet: Synimi, të fitojmë të gjitha bashkitë vitin e ardhshëm!

Përfundon Asambleja e PS, Klosi zbardh vendimet: Synimi, të fitojmë të gjitha bashkitë vitin e ardhshëm!

Pas përfundimit të Asamblesë së Partisë Socialiste, Sekretari i Përgjithshëm, Blendi Klosi, përmes një deklarate për mediat bëri të ditur vendimet dhe diskutimet kryesore të mbledhjes. Ai njoftoi miratimin e planit të punës të PS deri më 30 qershor, përgatitjen për zgjedhjet vendore dhe përfshirjen më të madhe të grupit rinor në strukturat e partisë. Sipas Klosit, PS ka shënuar një fitore spektakolare në zgjedhjet e kaluara, të 11 majit, duke fituar mbi 80% të qendrave të votimit në të gjithë vendin, dhe synon të sigurojë sukses në çdo bashki në garën elektorale të ardhshme. Ai gjithashtu nënvizoi rëndësinë e diasporës dhe ngritjen e strukturave në vendet ku PS ka marrë më shumë vota, përfshirë Greqinë, Italinë, Britaninë, SHBA dhe Gjermaninë. “Miratuam plani e punës...