Përfundojnë zgjedhjet në degët e PD në Shkodër dhe Vlorë, zgjidhen kryetarët e rinj
Janë shpallur rezultatet e zgjedhjeve për drejtuesit e rinj të degëve të Partisë Demokratike në Shkodër dhe Vlorë. Në Shkodër, pas përfundimit të numërimit të votave, Ardit Çylybyli është zgjedhur kryetari i ri i PD-së. Në votim morën pjesë 1781 anëtarë, ndërsa në listat e degës rezultojnë rreth 7100 anëtarë. Çylybyli siguroi 1083 vota, duke fituar përballë kandidatit tjetër Gentian Ibro, i cili mori 687 vota, ndërsa 11 vota rezultuan të pavlefshme. Diferenca mes dy kandidatëve ishte 396 vota. Menjëherë pas shpalljes së rezultatit, Çylybyli falënderoi të gjithë anëtarët që e mbështetën dhe theksoi se nga nesër do të punojnë të gjithë së bashku për forcimin e strukturave të partisë. Ai tha se i ka dhënë dorën rivalit të tij menjëherë pas numërimit të votave,...
Burimi:
vizionplus.tv