“Përfaqësojnë parti pa emër dhe pa elektorat”, iniciatori i Kuvendit të Veriut sulmon aleatët në tryezën e PD

“Përfaqësojnë parti pa emër dhe pa elektorat”, iniciatori i Kuvendit të Veriut sulmon aleatët në tryezën e PD

Zef Gjonaj, iniciator i Kuvendit të Veriut të Shqipërisë të të gjithë trojeve shqiptare ishte pjesë e tryezës së Sali Berishës me aleatët dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Me tonë të ashpra dhe i revoltuar, ai sulmoi disa nga aleatët, pjesëmarrës në këtë tryezë, që siç tha ai janë “politikanë që përfaqësojnë parti pa emër dhe pa elektorat”. Zef Gjonaj nuk përmendi emra, por në krah kishte Selami Jenisherin, i cili përfaqëson Partine e Pensionistëve. Ai theksoi se populli shqiptar pret ndryshime nga inteligjenca shqiptare, edhe nga diaspora shqiptare. “Unë këtë tryezë e shikoj si njerëzve të ditur të Shqipërisë, që kanë ardhur për ti dhënë zgjidhje kësaj logo, për të sqaruar se ku jemi dhe çfarë do të bëjmë. Nëse shkojmë me denoncime nuk...