Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
“Përballjen e kemi me Ramën”/ Foltorja e Salianjit ‘zgjoi’ PD? Balliu: S’ishim në gjumë kur kallëzuam Ballukun
Deputeti i PD-së, Klevis Balliu në një intervistë televizive komentoi ‘zhurmën’ dhe përplasjet e fundit brenda demokratëve pas foltoreve që ka nisur Ervin Salianji. Ai tha se PD nuk ka qenë në gjumë, pasi ishte ajo që bëri denoncimin ndaj Ballukut. “Nuk është e vërtetë që ne nuk kemi pasur aksion dhe takime. Kemi pasur takime në çdo qark. Në seli jam çdo ditë. S’ka pasur ‘fjetje’ dhe as tërheqje. Perceptimi publik ishte se nuk ka aktivitet. Ky është shtyrë dhe nga mediat e majta. Kur kemi bërë debate dhe diskutime. Mua më duken gjëra boshe, këto janë lojëra. Përballje kërkojmë të gjithë me qeverinë. Kur ndërmarrim hapa që lëvizin temën e diskutimit, nga përballja me qeverinë, kjo vetëm qeverisë i shërben. Të zgjuar jemi...