Për shqiptarët në zonat e konfliktit, Rama me ambasadorët: Me ekipet tuaja informoni në kohë reale!
Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka ndarë në Facebook, një video të komunikimit të tij me ambasadorët e Shqipërisë në vendet e prekura nga konflikti në Lindjen e Mesme. Ambasadori i Shqipërisë në BE, Ferit Hoxha (të cilit sapo i është besuar detyra e Ministrit të Jashtëm), tha “se e mira është që kontakti të mos shkëputet asnjë moment”, për të ndihmuar shtetasit shqiptarë. Ndërsa kreu i qeverisë theksoi se “me këtë ekip të koordinuar, informacionet do të merren në kohë reale”. “Ju falenderoj për këtë prani”, përfundoi ai. Më herët, kryeministri telefonoi Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, duke i shprehur solidaritetin e plotë të Shqipërisë pas sulmeve të fundit iraniane. Këto të fundit i dënoi ashpër, duke...
Burimi:
javanews.al