“Për shkak të narkoshtetit”, Noka akuzon Ramën për pezullimin e shqyrtimit të vizave nga SHBA për shqiptarët
Qeveria amerikane planifikon të pezullojë lëshimin e vizave për vizitorët nga 75 vende të botës, përfshi edhe Shqipërinë e Kosovën. Lidhur me këtë vendim që pritet të marrë formën përfundimtare javën e ardhshme, ka ardhur reagimi i parë nga PD, përmes sekretarit të Përgjithshëm të partisë, Flamur Noka. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Noka shprehet se shkak i këtij vendimi është kryeministri Edi Rama dhe narkoshteti i tij. Sipas Nokës, kjo është goditja më e madhe në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, teksa thekson se kjo është një gjë jonormale, pasi vendi jonë është edhe anëtar i NATO-s. Reagimi i Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka: Për shkak të narkoshtetit të Edi Ramës e pësojnë shqiptarët. Shqipërisë, shtet anëtar në NATO që nga viti 2009, i...
Burimi:
javanews.al