“Për cilën përbaltje kryeministrore flisni?”/ Vijon debati për pagat, Rama i përgjigjet gjyqtarëve: Ju kemi mbështetur me të gjitha forcat

“Për cilën përbaltje kryeministrore flisni?”/ Vijon debati për pagat, Rama i përgjigjet gjyqtarëve: Ju kemi mbështetur me të gjitha forcat

Debati mes kryeministrit Edi Rama dhe gjyqtarëve për çështjen e pagave vijon. Në një tjetër deklaratë publike, shefi i qeverisë  ka reaguar ndaj qëndrimeve të Shoqatës së Gjyqtarëve, duke theksuar se pagat e tyre janë ndër më të lartat në rajon dhe të krahasueshme me vendet e BE-së. Kryeministri ka kundërshtuar rritjen e tyre përmes vendimeve gjyqësore, duke vënë në pikëpyetje bazën kushtetuese të kërkesës. Ai ka kritikuar ashpër edhe gjuhën publike të përdorur nga përfaqësuesit e pushtetit gjyqësor. Rama: Pagat tuaja janë paga më të larta se në rajon, se në Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi. Janë paga të barabarta me një vend të BE, siç është Greqia. Ju doni t’i rrisni me 2-3 mijë euro në muaj. Në emër të çfarë? Nuk...