Pensionistët italianë në alarm: Tani Tirana dëshiron të na taksojë me 15%…

Pensionistët italianë në alarm: Tani Tirana dëshiron të na taksojë me 15%…

Ndryshimet e fundit në legjislacionin fiskal shqiptar kanë shkaktuar pasiguri dhe shqetësim te pensionistët italianë që kanë zgjedhur Shqipërinë si vendbanim. Heqja nga ligji i ri e një neni që parashikonte në mënyrë eksplicite përjashtimin nga taksat për pensionet e huaja ka ngritur pikëpyetje serioze mbi trajtimin e tyre fiskal, duke ushqyer frikën për një taksim të mundshëm me normë rreth 15%. Gazetarja Kepi, raporton se deri tani, pensionistët italianë rezidentë në Shqipëri përfitonin pensionet e tyre të ardhura nga Italia pa u tatimuar në territorin shqiptar. Ky përjashtim ishte i përcaktuar qartë në kuadrin ligjor të mëparshëm dhe konsiderohej një nga faktorët kryesorë që i shtynte pensionistët të zhvendoseshin në Shqipëri.Me miratimin e ligjit të ri fiskal, neni që garantonte shprehimisht këtë përjashtim është...