Pensionistët italianë letër Kryeministrit Rama: Mos na taksoni 15 %

Pensionistët italianë letër Kryeministrit Rama: Mos na taksoni 15 %

Sipas raportimit të La Repubblica, mes 3,000 pensionistëve italianë që jetojnë në Shqipëri ka shqetësim, ankth dhe frikë për mundësinë e një takse mbi pensionet e tyre, të cilat deri tani nuk janë taksuar. Që prej disa javësh, shumë prej tyre ndiejnë rrezikun e një “goditjeje fiskale”. Më 23 janar, portali AlbanItaly, i drejtuar nga ish-gazetari i RAI Giuseppe Mazzei, ka raportuar mbi këtë situatë. Një grup i madh pensionistësh ka dërguar letër të hapur kryeministrit Edi Rama, duke shprehur shqetësimin për barrën fiskale të mundshme. Sipas tyre, ata mund të detyrohen të paguajnë taksën bazë të biznesit prej 15% të të ardhurave dhe të plotësojnë deklaratën vendore të të ardhurave, të quajtur “Diva”. Shqetësimi ka lindur pas ndryshimit të ligjit fiskal në janar 2024....