Peleshi thyen heshtjen: Ja pse e shtyva pa afat Këshillin e Mandateve për Ballukun
Kreu i Kuvendit, Niko Peleshi iu ka kthyer përgjigje akuzave të opozitës, sa i takon shtyrjes së mbledhjes së Këshillit të Mandateve për çështjen Balluku, për të cilën SPAK kërkon arrestimin. “Shtyrja e mbledhjes së Këshillit në përputhje me Rregulloren e Kuvendit. Në Këshillin e Mandateve vendimet nuk merren thjesht me shumicë, por çdo propozim i anëtarëve vlen. Me propozim të deputetëve anëtarë Taulant Balla dhe Bledi Çomo që kërkuan të presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese, shtyva mbledhje.”, tha ai. Kujtojmë se dje u shty mbledhja e Këshillit të Mandateve, në një datë të pacaktuar, derisa të jepet vendimi nga ana e Gjykatës Kushtetuese.
Burimi:
ntv.al