Peleshi takon Presidenten e Bundestagut: Gjermania mbështet integrimin e Shqipërisë
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, në kuadër të diplomacisë parlamentare po zhvillon një vizitë zyrtare në Gjermani. Kryetari Peleshi u prit sot nga Presidentja e Bundestagut, Julia Klöckner. Vizita u përqendrua në thellimin e bashkëpunimit parlamentar dhe forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Gjermanisë dhe mbështetjen e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Gjatë takimit, u vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe, të cilat karakterizohen nga një dialog i intensifikuar politik dhe mbështetje e vazhdueshme e Gjermanisë për procesin e integrimit europian të Shqipërisë. Kryetari Peleshi shprehu mirënjohjen për rolin kyç të Gjermanisë në mbështetjen e reformave, veçanërisht në fushat e drejtësisë, demokracisë dhe legjislacionit zgjedhor. Gjatë takimit u nënvizua mbështetja e Gjermanisë si një faktor vendimtar për përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin...
Burimi:
opinion.al