Peleshi takime me zyrtarë të DASH, bisedon me zv.sekretarin e Shtetit Michael Rigas për reformat dhe sigurinë
Kreu i Kuvendit Niko Peleshi është takuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me zëvëndëssekretarin e Departamentit të Shtetit Michael Rigas. Në fokus të bisedës ishte bashkëpunimi mes dy vendeve në fusha si siguria dhe ekonomia. Në takim u theksua gjithashtu roli i Kuvendit në avancimin e reformave, forcimin e shtetit të së drejtës dhe konsolidimin e institucioneve demokratike, si elementë kyç për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit dhe përparimin euroatlantik. Diskutimet përfshinë edhe zhvillimet në ballkanin perëndimor, me vëmendje të veçantë ndaj Kosovës, ku u nënvizua nevoja për stabilitet, dialog dhe bashkëpunim rajonal si faktorë thelbësorë për paqen dhe sigurinë afatgjatë. Dy zyrtarët rikonfirmuan dhe marrëdhëniet e mira mes dy vendeve./vizionplus.tv
Burimi:
vizionplus.tv